-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elbasan/ Policia ndalon Aurel Mehjan, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Sejdini

Kryesoret

Policia e Elbasanit ka ndaluar Aurel Mehjan, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të ndjerë Qazim Sejdini. Mehja është ndaluar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” ndaj një punonjësi të policisë.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimit të Kupës “Dita e Verës” në Çiklizëm në qytetin e Elbasanit, ku Mehja goditi me makinën e tij një punonjës policie.

Ngjarja ndodhi në Bulevardin kryesor të Elbasanit, ndërsa policia ka nisur hetimet për incidentin. Aurel Mehja, një sipërmarrës i njohur në Elbasan, është gjithashtu drejtor i Kabinetit në Këshillin e Qarkut Elbasan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit