Një 33-vjeçar i cili hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe u dënua por fitoj vendimin për të qëndruar. 33-vjeçari Erind Koka hyri në Mbretërinë e Bashkuar me kamion në vitin 2019 pas shtatë vitesh përpjekje.
Brenda një viti ai u dënua për përfshirjen e tij në prodhimin e drogës së klasës B, sipas The Times.
Ai u përpoq që të hynte në Mbretërinë e Bashkuar në tetor të 2012 duke përdorur dokumente false, por iu refuzua hyrja dhe u dërgua në Finlandë. Në maj të 2013 ai u gjet i fshehur në një rimorkio dhe pa dokumentacion nga stafi i Agjencisë Kufitare në Dunkirk, Francë.
Ndërsa në vitin 2018 ai u zbulua në një furgon kampi në Coquelles, pranë Calais, nga autoritetet franceze. Ai më pas në vitin 2019 hyri me sukses me kamion. Pasi u dënua për veprën penale të drogës, Koka apeloi për dëbimin e tij.
Një gjykatës i shkallës së parë të gjykatës vendosi në favor të tij, duke përcaktuar se vepra e tij “nuk kishte ka shkaktuar dëm serioz”. Home Office apeloi kundër këtij vendimi, por ai u mbështet nga gjykata e sipërme.