Kosova regjistroi një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të “play-off”-it të Ligës së Kombeve, duke mposhtur Islandën me rezultatin 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Me këtë sukses, dardanët bëjnë një hap të madh drejt ngjitjes në Ligën B, ndërsa Islanda rrezikon rënien në Ligën C.
Pavarësisht këtij rezultati pozitiv, lufta nuk ka përfunduar ende, pasi sfida e kthimit në Islandë do të zhvillohet më 23 mars.
Kosova duhet të menaxhojë epërsinë dhe të sigurojë një tjetër rezultat pozitiv për të realizuar objektivin e saj historik, ngjitjen në Ligën B të Nations League.