Gjykata e Posaçme i komunikoi sot masën e sigurisë “arrest në burg” Lulzim Berishës, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Spanja.
Në seancën Lulzim Berisha ka kundërshtuar deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi,i cili e akuzoi si vrasës të Klodian Saliut.
Ai deklaroi se nuk e ka takuar asnjëherë Luftar Reçin dhe se nuk e njeh atë. Lulzim Berisha iu drejtua togave të zeza “nëse më provoni një kontakt më dënoni sa të doni”.
“Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse më provoni një kontakt më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër, njëlloj do të bjerë edhe kjo”, tha ai.
U ekstradua nga Spanja dy ditë më parë, GJKKO lë në burg Lul Berishën