Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për mbylljen e Departamentit Federal të Arsimit, duke e argumentuar këtë hap si një mundësi për të fuqizuar prindërit dhe shtetet në përmirësimin e arsimit.
Kjo lëvizje ka shkaktuar reagime të forta nga sindikatat e mësuesve, si dhe nga ato që mbështesin financimin federal për shkollat dhe huatë studentore.
Edhe pse urdhri ekzekutiv është nënshkruar, heqja e plotë e departamentit kërkon miratimin e Kongresit, një proces që mund të pengohet nga senatori republikan. Trump ka kritikuar gjithashtu Departamentin e Arsimit për promovimin e një agjende progresive, duke theksuar se ai dëshiron të ndihmojë shtetet të kenë më shumë kontroll mbi sistemin arsimor.