Rreth orës 15:50, një 64-vjeçar me iniciale S.H., banues në Fushë-Bulqizë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka dalë nga rruga. Pas humbjes së kontrollit, mjeti ka përplasur këmbësoren, shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.