Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj propozimit të Donald Trump për të bërë termocentralet bërthamore të Ukrainës pronësi amerikane.
Zelensky theksoi se këto termocentrale janë pronë e shtetit ukrainas dhe jo e individëve privatë.
“Këto janë centrale bërthamore në pronësi të shtetit, nuk janë pronë private në Ukrainë”, tha Zelensky.
Ai shtoi se, gjatë bisedës me Trump, i kishte deklaruar se centrali bërthamor i Zaporizhzhia do të vazhdojë të funksionojë vetëm nëse është nën kontrollin e Ukrainës.
Zelensky gjithashtu theksoi se nëse SHBA dëshiron të investojë dhe modernizojë centralet nën kontroll rus, kjo është një çështje tjetër.
“Nëse amerikanët duan t’ua marrin stacionin rusëve dhe duan të investojnë atje dhe ta modernizojnë atë, kjo është një çështje krejtësisht tjetër,” thotë ai.