-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Jashtme: Nuk do ta heqim Denion Meidanin nga Shkupi

Kryesoret

Ministria e Jashtme e drejtuar nga Ferit Hoxha ka reaguar lidhur me raportimet dhe komentet mediatike për lëvizjet diplomatike në Shërbimin e Jashtëm, konkretisht të Denion Meidanit nga Shkupi për Prishtinë dhe Petrit Malajt nga Kosova në Maqedoni.

Zëdhënësi i MEPJ-së, Alteo Hysi mohon lajmet duke theksuar se çdo vendimmarrje për emërimet apo lëvizjet diplomatike bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregullat e brendshme dhe praktikat diplomatike të konsoliduara.

“Lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të Përfaqësisë, realizohen gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin e brendshëm rregullator për Shërbimin e Jashtëm, si dhe me praktikat e konsoliduara diplomatike.

Këto procese mbështeten mbi analiza profesionale dhe institucionale, duke pasur si objektiv përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vendimmarrja përkatëse përfshin koordinimin dhe konsultimin me institucionet përgjegjëse shtetërore.

Komentet dhe pasqyrimet në media nuk pasqyrojnë realitetin, aq më pak procesin institucional që ndiqet në raste të tilla. Në mënyrë të veçantë, hamendësimet apo interpretimet e paraqitura si fakte janë tërësisht të pabazuara dhe nuk meritojnë vëmendje të mëtejshme” mbyllet reagimi.

Dje në media qarkulloi lajmi se Tirana pas ankesave nga Shkupi do të largojë ambasadorin Mediani pasi u doli në krah studentëve për protestën për gjuhën shqipe.

Kim Mehmeti: Para Meidanit, në Shkup vinin ambasadorë për dasma e synetllëqe

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit