Shqipëria ka mbyllur pjesëmarrjen e saj në kualifikueset për Botërorin 2026 me një humbje 2-0 përballë Anglisë në “Wembley”. Anglia dominoi gjithashtu gjatë tërë ndeshjes, duke shfrytëzuar gabimet e mbrojtjes kuqezi. Goli i parë erdhi nga Ljuis-Skelli në minutën e 19′, pas një gabimi të Asanit, ndërsa i dyti u realizua nga Harry Kane në minutën e 77′, pas një shfrytëzimi të mirë të hapësirës dhe mbulimit të dobët nga Ajeti.
Shqipëria pati disa mundësi, por nuk arriti të shfrytëzonte asnjë prej tyre. Strakosha u bë shpesh protagonisti i momentëve të vështirë, duke shpëtuar disa goditje të rrezikshme, por Anglia mbajti kontrollin e lojës gjatë gjithë ndeshjes. Pas një paraqitjeje të mirë të parë, Shqipëria nuk mundi të mbante ritmin e Anglisë në pjesën e dytë dhe u mund me rezultatin përfundimtar 2-0.