-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konsumonin kokainë në zyrat e Komunës së Leposaviçit, aktakuzë kundër tre serbëve

Kryesoret

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Leposaviçit që u kapën duke konsumuar kokainë.

Sipas prokurorisë ngjarjet kanë ndodhur në nëntor 2023, kur S.S., e ka ftuar D.D., në një nga zyrat e Komunës së Leposaviçit dhe kanë konsumuar kokainë së bashku.

Në një rast tjetër S.S., i ka ofruar substancë narkotike edhe S.M., që ka konsumuar kokainë përmes hundës në një zyrë të Komunës.

Po ashtu, S.S. akuzohet edhe për shpërndarjen e kokainës në një lokal të qytetit, ku ka ofruar substancën për D.M. që po ashtu e ka konsumuar.

Prokuroria ka kërkuar që gjykata të shpallë fajtorë të tre të pandehurit për veprta penale dhe të dënohen sipas ligjit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit