Gjatë kësaj jave kanë humbur jetën 9 persona, ku një ndër ta ishte një i mitur 4-vjeçar.
Në 20 mars një aksident tragjik ndodhi në Fushë Prezë ku si pasojë humbën jetën 4 të rinjtë, ku dy ishin vëllezër, njëri kushëri dhe tjetri shoku i tyre. Ata u përplasën me një betoniere dhe më pas makina ku po udhëtonin ata mori flakë dhe u dogjën brenda saj. Ndërsa shoferi i betonieres 24-vjeçari Aleksandër Krrashi u arrestua pasi nuk kishte patentë për mjete të rënda.
Në të njëjtin ditë një aksident ndodhi në aksin Burrel-Klos ku një furgon përplasi një fëmijë 4-vjeçar që po kalonte rrugën për të shkuar në banesën e tij. Më pas ai u dërgua në spital me urgjencë drejt Traumës në Tiranë por për shkak të plagëve të rënda ndërroi jetë.
Gjithashtu një tjetër aksident ndodhi në Bulqizë ku 64-vjeçari Sali Hoxha ka humbur drejtimin e mjetit dhe përplasi për vdkeje këmbësoren Hysnie Murra.
Ndërsa në mëngjesin e 21 marsit, një aksident ndodhi në kukës, ku një 21-vjeçar humbi kontrollin dhe përplasi për vdekje një 51-vjeçar që po lëvizte me motor.
Më 18 mars një 25-vjeçar që po lëvizte me motorr në aksin rrugor Shkodër-Velopojë u përplas nga një makinë dhe humbi jetën.
Paraditen e 16 marsit në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, një automjet i drejtuar nga një 29-vjeçar përplasi për vdekje këmbësorin 55-vjeçar.
Përgjatë kësaj jave, janë shënuar edhe aksidente të tjera, në Laç, Patok, Velipojë dhe Korçë, ku kanë mbetur të plagosur disa persona, përfshi drejtues mjetesh, çiklistë dhe këmbësorë.