Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka bërë një propozim për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve. Tahiri ka shkruar se Kosova gjendet si në vitin 2014. Sipas saj, formula e asaj kohe duhet të përdoret edhe tani.
“Kjo bllokade e krijimit qeverise se re duhet te tejklalohet per te miren e Kosoves dhe popullit – njehere kemi pasur nje situate te tille, me ate rast zgjidhja ishte: posti i Kryeministrit i takoi partise opozitare qe ishte fituese ne mesin e opozitareve, ndersa partise fituese iu dha posti i presidentit me garance te votohej nje vit pas, edhe ashtu posti i presidentes skadon nje vit pas.
Te gjithe partite politike duhet te mendojne per shtetin dhe jo vetem per pushtetin. Populli foli me vote, ne menyre demokratike, andaj te respektohet vullneti i tij, te respektohet interesi i shtetit dhe nacional.. askush nuk do nje qeveri qe behet peng i listes se Vuciqit”, ka shkruar Tahiri.