Shqipëria ka nisur kualifikueset e Botërorit 2026 me humbje. Pas një periudhe të suksesshme të kualifikuesve, ku kuqezinjtë kishin fituar tri ndeshjet debutuese të fundit, kjo humbje shënon fundin e një ecurie pozitive. Ndeshja e parë e kualifikuesve për Shqipërinë, e zhvilluar në “Wembley” kundër Anglisë, përfundoi me humbje.
Shqipëria kishte 23 vjet pa humbur ndeshjen e parë të kualifikuesve të Botërorit, por kjo periudhë mbaroi sot. Pas fitoreve të arritura në edicionet e kaluara, kjo humbje është një zhgënjim për ekipin e drejtuar nga trajneri Sylvinho.