-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari kapet me 1.5 kg kokainë në Austri, arrestohet nga policia

Kryesoret

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Austri pasi policia e kufirit ka zbuluar 1.5 kilogramë kokainë të fshehur në automjetin e tij. Shoferi u ndalua në autostradën A8 pranë Siegsdorf, ku u shfaq i nervozuar dhe dha përgjigje kontradiktore gjatë pyetjeve të policisë. Pas kontrollit të automjetit tip “Volkswagen”, u gjetën dy pako me kokainë.

Policia e arrestoi përkohësisht 19-vjeçarin, dhe pas konsultimit me prokurorinë, një gjyqtar lëshoi një urdhër-arresti për të dyshuarin për trafik dhe posedim të paligjshëm të drogës. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim dhe hetimet po vazhdojnë nga Departamenti i Hetimit Kriminal i Traunstein.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit