Mëngjesin e sotëm xhamia në Shupenzë të Bulqizës është përfshirë nga flakët pas përfundimit të faljes.
Besimtarët kanë vënë re që flakët në katin e dytë ku falen gratë dhe vajzat. Menjëherë ka shkuar zjarrfikësja e Bulqizës por e ka patur të pamundur neutarlizimin e flakëve.
Sipas policisë dyshohet se shkak mund të jetë defekt në rrjetin e instalimeve elektrike. Ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e zjarrit.
Përfshihet nga flakët xhamia në Shupenzë të Bulqizës, digjet një pjesë e saj