13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

138 fshatra në Shqipëri licencohen për kultivimin e kanabisit mjekësor

Kryesoret

Në Shqipëri, 138 fshatra janë licencuar për kultivimin e kanabisit mjekësor. Kjo është një masë që u miratua nga Këshilli i Ministrave më 6 mars 2025, i cili përcaktoi edhe zonat kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime industriale.

Gjirokastra ka numrin më të madh të fshatrave të licencuara, me gjithsej 53 fshatra, ndërsa pas saj renditen Kukësi me 23 fshatra, Shkodra me 17 fshatra dhe Vlora me 15 fshatra. Fieri është i fundit me vetëm 4 fshatra të licencuara për këtë qëllim.

Qeveria ka miratuar gjithashtu standardet për zonat dhe parcelat e tokës ku mund të kultivohet kanabis mjekësor, duke siguruar që ato të mos ndodhen brenda zonave të mbrojtura, pyjeve, kullotave, zonave ushtarake apo atyre që janë të përcaktuara për turizëm. Për më tepër, ka një kërkesë që parcela të jenë të paktën 3 km larg parqeve të bletëve dhe zonave ushtarake.

Ligji për kultivimin e kanabisit mjekësor u miratua në vitin 2023 dhe Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it do të nisë punën për licencimin e kompanive që do të investojnë në këtë sektor. Kompanitë duhet të investojnë një shumë minimale prej 10 milionë eurosh dhe të sigurojnë kontrata eksporti, pasi kanabisi mjekësor do të përdoret vetëm për eksport.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit