Një operacion antidrogë i kryer nga karabinierët në rajonin e Torinos ka çuar në shkatërrimin e një organizate trafiku droge që vepronte prej vitit 2017.
Operacioni, i zhvilluar më 21 mars, ka rezultuar në arrestimin e 9 personave, shumica e të cilëve shqiptarë. Hetimet e nisura në vitin 2021 u thelluan më 2023, kur një shqiptar u arrestua me 200 gramë kokainë.
Grupi vepronte mes Torinos dhe Milanos, ndërsa gjashtë anëtarët janë në burg dhe të tjerët janë në masa të tjera sigurie.