Policia ka arrestuar 38-vjeçarin Artur Ciku dhe 48-vjeçarin Idajet Sulkja, pasi dyshohet se kanë kryer të paktën 8 vjedhje në disa banesa në fshatrat e Peqinit përgjatë dy viteve.
Gjithashtu janë proceduar penalishte edhe një 49-vjeçar, i cili me mjetin e tij ka transportuar sendet e vjedhura dhe një 65-vjeçare që kishte dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira autorëve një ambient që grumbullonin sendet e vjedhura.
Ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori tjetër, që ka përdorur automjetin e tij në mundësimin e vjedhjeve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan ajisje elektrike, elektronike, sende të ndryshme shtëpiake, televizorë, kondicionerë, biçikleta, orendi shtëpiake, bizhuteri dhe municion luftarak. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.