Policia e Durrësit ka arrestuar një 40-vjeçar pasi ka vjedhur disa automjete, banesa dhe shuma të kosniderueshme parash. 40-vjeçari Dritan Balla, banues në Durrës ishte shpallur në kërkim për disa vjedhje të ndodhura gjatë muajit mars.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 40-vjeçari dyshohet se:
• më datë 18.03.2025, ka vjedhur automjetin në pronësi të G. R., në lagjen nr. 7, Durrës;
• më datë 19.03.2025, në lagjen nr. 13, Plazh, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases B. Z.;
• më datë 20.03.2025, në Shijak, duke përdorur njërin nga automjetet e vjedhura, ka vjedhur një shumë prej 10 000 dollarësh brenda në automjetin e A. H.;
• më datë 12.03.2025, në bashkëpunim me A. I., 44 vjeç (i arrestuar më parë nga Policia), ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e I. M.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan dy automjetet e vjedhura. Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.