Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetin social u shpreh se minimumi jetik i çdo shqiptari nuk do të jetë më pak se 200 euro në muaj.
“Edi, u garantoj që është një premtim, për të cilin kurrë nuk do të më shkonte ndërmend ta përdor për qëllime elektorale.
Jo, është një premtim që buron nga thellësitë e shpirtit kur shoh gjendjen e mjerë të shqiptarëve, të pensionistëve shqiptare që merrnin në vitin 2013 pensione të ulëta, por ishin më të lartat në rajon.
Dhe sot malazezi merr një pension 3 herë më të lartë se në vitin 2013, serbi dhe maqedonasi po njëlloj. Po edhe Kosova që ka nisur rrugën e pavarësisë pak vite më parë, shpërblen qytetarët e vet me pensione qartësisht më të larta se Shqipëria.
Jo, do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj dhe ky është vetëm fillimi. Ky është vetëm fillimi!”, tha Berisha.