Presidenti Bajram Begaj në rrjetin social ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.
Begaj uron që kjo ditë e shenjtë të sjellë begati dhe mirësi në çdo shqiptar.
Gëzuar Sulltan Novruzin, të dashur besimtarë bektashinj!
Kjo ditë e shenjtë, që vjen së bashku me pranverën, sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari!”, shkruan presidenti Begaj.