Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë-Morinë, në hyrje ndaluan mjetin tip Mercedez-Benz me drejtues D.M., 62-vjeç banues në Llugaj-Tropojë.
Gjatë verifikimit rezultoi se makina ishte e vjedhur me 12 shkurt të 2021 në Mbretërinë e Bashkuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua makina. Ndërsa drejtuesi i mjetit u procedua në gjendje të lirë.