Policia e Tiranës ka arrestuar 28-vjeçarin Mikel Zhegu, i shpallur në kërkim, pas dy masave sigurie të vendosura ndaj tij nga Gjykata e Tiranës. Ai ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor “Two”, në rrugën “Ali Demi” të kryeqytetit.
Zhegu u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas informacioneve të marra për vendndodhjen e tij. Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj tij masën “Arrest me burg” për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Çështja është referuar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Tiranës.