Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatët socialistë për zgjedhjet e 11 majit në Vlorë. Edhe këtu Rama e vuri theksin edhe njëherë tek e ardhmja e Shqipërisë në integrimin europian.
“Nëse më 11 maj i japim mesazhin Europës që ne duam të jemi në BE me një shumicë që del nga kutia e votimit, me një shumicë që bën presion pozitiv me ta kjo është një gjë.
Por nëse Shqipëria jep mesazh se ne merremi me mustaqet e Kujtim Gjuzit, apo disa që thonë ne kemi pasaportë europiane, jo more zotëri ne nuk e kemi pasaportën europiane. Neve na lejohet të shkojmë në Europë, por jo të ndalojmë atje.
Nuk bëhet fjalë këtu fiton a nuk fiton PS, por mesazhi është se ne jemi më të dobët atje”, tha Rama.