Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë në kuadër të operacionit të koduar “Ndërprerja”.
Ngjarja ndodhi në “Rrugën e Burrelit”, ku policia ndali automjetin e drejtuar nga i riu. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe u sekuestruan 1890 fara narkotike, të cilat dyshohet se ishin destinuar për kultivimin e kanabisit.
Pas ndalimit, policia zhvilloi një kontroll edhe në banesën e 26-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestruan pajisje të tjera që përdoren për kultivimin e lëndëve narkotike.