Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka uruar ish-presidentin Ilir Meta për ditëlindjen e tij.
Blushi e cilëson Metën si një simbol të lirisë dhe demokracisë, të qëndresës dhe rezistencës përballë së keqes, padrejtësisë dhe autokracisë.
“Urimet më të përzemërta për Ilir Metën t’i kthejmë në votë plebishitare për të në Qarkun e Tiranës dhe në Fitore Madhështore më 11 Maj për t’u rikthyer Lirinë të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë!
Liria do të triumfojë! Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë së tij dhe Partisë së Lirisë!””, shprehet Blushi.