Pasditen e sotme një vrasje ka ndodhur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. 58-vjeçari A.M., ka vrarë 42-vjeçaren me iniciale N.H., pastaj ka vrarë edhe veten.
Sipas mediave në Kosovë, familjari i 42-vjeçares ka thënë se kjo vrasje ka të bëjë me një lloj hakmarrjeje, pasi viktima e kishte lënë punën në furrën pronar i së cilës ishte 58-vjeçari.
“Viktimat nuk janë mes vete asgjë. Unë jam familjar, njëkohësisht edhe kryetar i këshillit të fshatit dhe viktimën e kam grua të dajës. Kjo ka ndodh, sipas një informate jozyrtare, gjoja pse e ka lëshu vendin e punës që ka qenë duke punu te dorasi dhe ka kaluar te ky tjetri. Është hakmarrë në këtë mënyrë dhe pastaj e ka vrarë edhe veten”, tha ai.
“Ka qenë një grua shembullore dhe lusim Zotin që të jetë viktima e fundit”, tha ai, duke iu referuar viktimës.
Tronditet Kosova/ Pronari i biznesit vret punonjësen dhe veten