16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dash Shehi: Dy pikat kryesore nëse vijmë në pushtet në 11 Maj

Kryesoret

Po vijnë zgjedhjet dhe partitë po prezantojnë jo vetëm kandidatët por edhe programet elektorale. Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka prezantuar programin elektoral të 11 Majit. Dy ishin çështjet kryesore në programin e këtij koalicioni; Rritja e pagave me 25% si dhe reformimi i skemës së pensioneve. Deputeti Dashamir Shehi ka sqaruar në detaje programin.

“Rritja e pagave me 25 %, për të riformatuar piramidën e pagave. Pensionet e ulëta të ngrihen nga 190 mijë ta çojmë 200 mijë -300 mijë. Do sakrifikojmë buxhetin e shtetit, çdo vit do vijë duke u ul, do t’ju rikthejmë dhe kompensojmë pronarët legjitim, taksa të ulëta me dy shkallë jo duke u ndryshuar vit për vit” tha ai.

Më pas deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi aspektin politik të programit. “Mbështetje e pakushtëzuar për drejtësinë, SPAK, BKH, GJKKO. Referendum për ndryshimet kushtetuese të 2008 që prishen të gjitha balancat e pushteteve në vend me zgjedhjet e deputetëve me lista të hapura dhe me garë. Do kërkojmë referendum për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Një ndarje e re administrative me 90 bashki, të ndara në ato rurale dhe urbane me Tiranën metropol” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit