Zbardhen detaje të reja nga konflikti që përfundoi me të shtëna me armë zjarri në Kamëz paraditen e sotme. Sipas policisë në konflikt dy drejtues automjetesh, të cilët nga grushtet përfunduan tek arma. Një nga shoferët e plagosur me sende të forta Redi Vata ndodhet në spital, tjetri në kërkim.
“Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh. Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë. Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.