Një 39-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia e Milanos për posedim të mbi 90 kilogramëve marijuanë për qëllim shitjeje.
Në zonën Brignano Gera d’Adda, në provincën e Bergamos, oficerët e policisë panë një makinë që iu afrua një kamioni të parkuar dhe i dorëzoi qese të mëdha plastike dy burrave përpara se të largohej me nxitim.
Sipas medias italiane, efektivët pasi panë këtë sjellje të dyshimtë kontrolluan kamionin me targa rumune dhe dy personat një shqiptar dhe një rumunë.
Gjatë kontrollit, policia gjeti një çantë të madhe me me disa pako marijuane me një peshë totale rreth 90 kilogram.
Gjithashtu gjeti edhe mbi 20 mijë euro para cash në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të ardhura me gjasë të aktivitetit të paligjshëm. Shqiptari dhe rumuni u dërguan në burgun e Bergamos.