Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për rëndësinë e bisedimeve që do të zhvillohen sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat përqendrohen kryesisht në statusin e Donbasit, rajon i lindjes së Ukrainës, i pushtuar nga forcat ruse.
Zelensky ka deklaruar se ky është një moment i rëndësishëm për të shqyrtuar mundësitë e zgjidhjes, duke thënë: “Çështja e Donbasit është thelbësore dhe do të diskutohet thellësisht, sipas perspektivës së të tre palëve.”
Ai ka theksuar gjithashtu se ky takim mund të shënojë një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të luftës, megjithatë ai ka shprehur se “gjëra të ndryshme mund të ndodhin”.
Sipas tij, një element i rëndësishëm është edhe mbështetje e garantive të sigurisë që Ukraina po kërkon, përfshirë raketa shtesë për mbrojtje ajrore.









