Një 24-vjeçar nga Kukësi, me iniciale B. M., është arrestuar në Tiranë pasi u kap me armë zjarri. Ai dyshohet se do ta shiste pistoletën në kryeqytet. Arma u gjet gjatë një kontrolli fizik në rrugën e Elbasanit. Po ashtu, një 23-vjeçar nga Tirana, me iniciale D. I., është proceduar për moskallëzim krimi, pasi ishte i pranishëm gjatë momentit të arrestimit.
Operacioni i koduar “GUN” është realizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë. Gjatë operacionit, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë të rastit.
Policia e Tiranës njoftoi se materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.