Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka bërë një deklaratë optimiste për mediat nga fusha e mbetjeve, duke premtuar se zjarret që shkaktojnë ‘tym toksik’ do të jenë një fenomen i së kaluarës para fillimit të sezonit veror.
Ai sqaroi se plani për të trajtuar mbetjet përfshin mbulimin e tyre me dhe, si një masë të përkohshme.
“Këto mbetje nga këtu nuk do të largohen fillimisht do të mbulohen me dhe dhe më pas do të nisë projekti me KFW që është kapsulimi. Do të bëhet ecopark. Kjo është faza e dytë. Fillimisht do të vëmë në punë Sherishtën dhe brenda kësaj jave, fundi i kësaj jave nisim me hedhjen e mbetjeve në landfildin e Sherishtës.
Do të merren masa dhe për landfildin këtu dhe atë në Orikum. Sezoni që do të vijë nuk do të na gjejë më as në Orikum e as këtu të jenë të përdorshme” tha Ermal Dredha.