-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Investoni në Sarandë, vlera e pronave do të dyfishohet me hyrjen në BE!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për sipërmarrësit e rinj në Sarandë që të investojnë, duke theksuar se me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vlera e pronave do të rritet dyfish.

Ai theksoi se interesi i investitorëve të huaj do të rritet, duke transformuar Sarandën në një “qytet të ri” me potencial të madh.

“Për këtë dhe për më shumë se kaq, kini parasysh se fondi i financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që u vu në dispozicion, 250 milionë euro, që është funksional nga BSH me 70 për qind garanci për kolateralin nga ana e qeverisë dhe me interes nën 3 për qind, është në dispozicion për të bërë të tilla investime sepse besoj se është ende mundësia. Në momenti që hymë në BE, të gjitha pronat do të pësojnë rritje çmimi dyfish menjëherë siç ka treguar historia e të gjitha vendeve që kanë hyrë. Kur Kroacia hyri në BE, një muaj pas gjithçka kërceu dyfish se prona e patundshme bëhet objekt interesi.

Nuk është më interes thjesht i popullatës që banon këtu. Njësoj si një qytet i ri t’i shtohet Shqipërisë dhe të ketë potencialet që ka Shqipëria. Parafytyroni se çfarë interesi do të kishte që edhe pse dyfishohen janë më lirë sesa vendet e zhvilluara të BE. Kështu që çfarëdo investimi të bëni sot, pas disa vitesh do t’u kthehet në mirësi. Do t’iu inkurajoja ta bënit këtë gjë. Tjetra që kemi diskutuar është edhe rritja e gamës së aktiviteteve që zhvillohen gjatë sezonit që Olti ka filluar t’i diversifikojë dhe organizojë më shumë aktivitete dhe krijojë më shumë arsye për të vizituar. Besoj se ka shumë mundësi për aktivitete të reja kulturore.”, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit