Kremilini tha se presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë një “dhuratë shumë personale” homologut amerikan, Donald Trump.
Pala ruse kërkoi të dërguarin e presidentit amerikan, Steve Witkoff, për t’i dorëzuar dhuratën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk tha se çfarë ishte dhurata, por sipas mediave amerikane, Vitkov tha se ishte një portret i Trumpit i pikturuar nga një artist i shquar rus.
Kremlini nuk do të japë informacione të mëtejshme zyrtare për dhuratën, e cila ishte personale, përveç nëse Putin vendos të japë më shumë detaje vetë, tha Peskov.
Ndërkohë dje Kremlini tha se mund të planifikohet një takim ballë për ballë mes dy presidentëve.