14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria në BE? Shehi: Rama po përdor mirazh të vjetër, premtim elektoral

Kryesoret

Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo, i ftuari deputeti Dashamir Shehi tha se kryeministri Edi Rama po përdor mirazh të vjetër dhe premtime narrative elektorale.

Shehi nënvizoi se sipas tij për të hyrë në Bashkimin Europain duhet të plotësojmë disa detyra.

“Është premtim, por një ditë do hyjmë ne, s’ka rrugë tjetër. Ky zotëria s’ka premtim tjetër. Sepse rrugët u vodhën, çfarë do thotë, shëndetësinë, arsimin, kështu që përdor një mirazh të vjetër. Historinë e vjetër, regjimi i vizave, gardhi i vjetër. Kur premtojmë Europën duhet të ofrojmë standarde si të Europës. A e bën dot sistemin arsimor, shëndetësor, ekselentët. Ky po krijon mirazhin se me mua do hyjmë në Europë dhe me të mirat europiane do vijnë për ju. Por siç e tha edhe Kreshnik Spahiu, bashkë me të mirat vijnë edhe disa detyrime. Pra duke parë situatën ai ka gjetur këtë narrativë, se kjo nuk ka problem. Kjo s’ka të keqe, por pretendimi se e bën vetëm ky është gënjeshtër e madhe, është e turpshme dhe politike. Këtu ishte 12 vjet, pse nuk e bëri. Është narrativë elektorale, premtime për gjëra të pakapshme. Por pas 12 majit situata në Ballkan mund të përkeqësohet dhe kjo situatë të rrëzohet. Shqipëria duhet të përgatitet për realitete që mund të jenë edhe të rrezikshme”, tha Shehi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit