Rreth dy orë para ndeshjes me Andorrën në Arenën Kombëtare, tifozat kuqezi në fillim janë ndalur përpara godinës së Federatës Shqiptare të Futbollit për të protestuar kundër këtij institucioni.
Tifozat protestojnë pasi nuk kanë arritur të marrin bileta për herë të parë pas 21 vitesh.
Ata vendosën disa banderola në rrethimin e godinës.
Më pas të bashkuar ju drejtuan stadiumit Arena Kombëtare, aty ku do të ndjekin ndeshjen dhe do të jenë në mbështetje të kombëtares.