-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Vushtrri/ Momenti kur bashkëshorti i viktimës mëson për vdekjen e të shoqes

Kryesoret

Pasditen e sotme një vrasje ka ndodhur në Vushtri të Kosovës. Pronari i furrës së bukës në fillim ka vrarë punonjësen e vet dhe më pas veten e tij.

Mediat në Kosovë kanë publikuar momentin kur bashkëshorti i 42-vjeçares që u vra nga pronari i furrës së bukës sot mëson lajmin e trishtë për vdekjen e të shoqes.

Ndërsa një familjar i viktimës tha se shkak është bërë xhelozia pasi kishte punuar në një vend tjetër.

“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Para një kohe kanë qenë punëtore e këtyre me gjithë bashkëshortin por rrethanat se si kanë ardhë deri te vrasja nuk i dijmë as ne si familje. Kërkojmë mirëkuptimin e juaj që familjarët të mos shqetësohen. Gruaja ka qenë rreth të 40-ave, probleme nuk ka pasë…Dhashtë Zoti të jetë viktima e fundit. Sipas një informate xhelozia se përse ke shku te një tjetër vend me punue dhe jo te unë”, ka thënë Rrahim Ajeti, familjar i viktimës.

Ndërsa Prokuroria e Kosovës njoftoi se “Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit