21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj takim me homologun Van der Bellen në Austri, ja fokusi i bisedës

Kryesoret

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka realizuar një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur nga homologu i tij, Alexander Van der Bellen.

Gjatë takimit kokë më kokë dhe bisedës më pas, ata diskutuan për forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve, për sfidat integruese të rajonit dhe bashkimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Presidenti Begaj falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi rëndësinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, duke shpresuar që vendi të hapë të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit.

“Ne duhet të mundësojmë që këto interesa strategjike të reflektohen në veprime të përbashkëta për një të ardhme të një Shqipërie të zhvilluar, një Shqipëri anëtare të Bashkimit Evropian, një Ballkan Perëndimor të sigurt, paqësor dhe të integruar në BE, dhe një rajon larg ndikimit të aktorëve të tretë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit