-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duka: Synojmë një vend në Botëror, fitore kundër Andorrës ishte detyrim

Kryesoret

Kombëtarja e Shqipërisë arriti një fitore bindëse 3-0 ndaj Andorrës, duke siguruar tre pikët e para të grupit dhe duke e ngjitur në vendin e dytë.

Megjithatë, përpos performancës së ekipit, vëmendjen e mori edhe konflikti mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe tifozëve të “Kuq e Zi”, të cilët shprehën revoltën e tyre për mungesën e biletave për sektorin e tyre.

Në komentet e tij pas ndeshjes, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksoi se kjo fitore ishte një hap i rëndësishëm.

“Rikthehemi në shtëpi, rikthehemi te fitorja, me lojë bindëse! Ishte pikërisht ajo që na duhej ndaj Andorrës, ishte një detyrim për vetë faktin që duam të ëndërrojmë deri në fund për të synuar një vend në Botërorin 2026.

Janë tre pikët e para për skuadrën, që e përgëzoj për paraqitjen e bërë. Është vetëm fillimi, ka shumë rrugë përpara.

Të gjithë duhet të kemi besim te këta djem, janë të njëjtët që na kanë bërë krenarë deri më tani, që na kanë çuar në Europian, që kanë dhënë emocione, që na kanë dhënë mundësinë të ndjehemi krenarë kudo. Le të festojmë këtë fitore dhe të punojmë për të tjera në vazhdim”, shkruan Duka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit