22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të plagosur nga një aksident mes një makine dhe mjeti të tonazhit të rëndë në Elbasan

Kryesoret

Një aksident i rëndë ka ndodhur afër mesnatës së natës midis 24 dhe 25 Marsit, në aksin Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Një makinë që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara ka përplasur një automjet të tonazhit të rëndë. Autovetura, në tentativë parakalimi, ka humbur kontrollin dhe ka goditur fuqishëm nga pas mjetin tjetër. Si pasojë, makina është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe disa pjesë të saj janë fluturuar disa metra larg.

Dy personat që ndodheshin në automjetin e përfshirë në aksident janë transportuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Katund i Ri, në Njësinë Administrative Bradashesh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit