Disa ditë më parë një tragjedi ndodhi në Koçan ku si pasojë e zjarrit në diskotekë humbën jetën 59 persona dhe u lënduan 150 të tjerë.
Mëngjesin e sotëm, 19-vjeçari nga Vinica, Jovan Kostadinov i cili shpëtoi 21 persona nga zjarri është pritur nga shokët dhe shoqet e gjimnazit me duartrokitje. Ata mbanin nëpër duar disa pankarta mirënjohje për sakrificën dhe guximin që ka treguar 19-vjeçari.
Kostandinov kishte dalë nga spitali mëngjesin e sotëm, pasi ishte shtruar në Klinikën e Toksikologjisë për shkak të thithjes së tepërt të monoksidit të karbonit dhe rreth një javë ka marrë mjekime.