-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja

Kryesoret

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja. Ky vendim u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Natasha Mulaj.

‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi Ndryshimin e vendimit nr. 496, datë 12.01.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Ermira Dedja. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në vendim.

Gjyqtarja  Ermira Dedja u shkarkua nga Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, më 12 janar 2022, ku vunë në dukje në sërë problemesh në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit