Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, këtë të mërkurë së bashku me ministrin e Brendshëm të Shtetit, Besfort Lamallarin kanë inaguruar komisariatin e ri të Krujës.
Sipas bëhet me dije, pas kësaj Hita u ka kërkuar drejtuesve dhe efektivëve të Policisë së Krujës të kryejnë punën me profesionalizëm, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe goditjen e financuesve dhe trafikantëve të kanabisit, si dhe kapjen e personave në kërkim.
Më tej, Hita kërkoi performancë më të mirë nga punonjësit e Policisë, duke theksuar se ambientet e reja ku do të punojnë kërkojnë një performancë tjetër, me qëllim që qytetarët të marrin një shërbim sa më cilësor.









