Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej 10 Shkurtit. Rama theksoi se nuk merret më me punët e Bashkisë së Tiranës, duke deklaruar se ato i ka mbyllur që në vitin 2011 dhe se nuk është kryetari i Bashkisë.
Kjo deklaratë erdhi pas një pyetjeje të drejtuar nga një komentues që kërkonte informacion mbi drejtimin e Bashkisë në këtë periudhë.
“Unë punët në Bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës”, iu drejtua Rama.