9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama i përgjigjet Ulsi Manjës: Për pjesën time flas vetë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në takimin me të rinjtë në Lezhë bëri batuta me drejtuesin politik të këtij qarku Ulsi Manja. Deputeti Ulsi Manja ka shprehur se kryeministri do të fitojë edhe mandatin e pestë.

Rama me batutë u drejtua se ai flet vetë për pjesën e tij dhe jo Ulsi Manja. Gjithashtu Rama tha se brenda 2017 do të mbyllen negociata dhe në 2030 Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

‘Jo se PS nuk do marri mandatin e pestë, po për pjesën time nuk flet Ulsiu, flas vetë. Por Ulsiu deputet po, ministër po, prokuror po, por thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu. Jemi në këtë sallë që është më në fund si i ka hije ambicies së Pjerinit për Lezhën. Kemi pasur takime këtu dhe kemi mbjell fitore të bukura dhe më ka munduar fakti që salla ishte në një pikë të hallit dhe sot jam mirë që s’është vetëm pamja e rinis së Lezhës, po edhe ky mjedis që është në lartësinë së ambicies së Pjerinit për Lezhën.

Por unë do ndal tek kryetema që është Shqipëria në BE. Në këtë nxemje të fushatës kemi zgjedhur këto takime me më të rinjtë, sepse përfituesit më të mëdhenj të vendit në BE do të jeni ju. Dhe për këtë arsye unë besoj që ju që jeni këtu, bashkë më të tjerët duhet që të angazhoheni që në 11 maj votuesit e parë të mbështesin negociata për anëtarësim për në BE dhe mbylljen e negociatave në fund të 2027 dhe ta anëtaërsojnë në fund të kësaj dekade. Eshtë e rëndësishme të jemi të informuar mirë kur flasim për be dhe pse duhet që të hyj në BE. Te jemi të informuar mirë duke nisur nga një fakt i thjeshtë sepse ka shumë njerëz që nga padija e zbehin këtë ambicie të mandatit të 4 duke thënë ne nuk kemi asnjë ngut dhe kjo puna e pasaportës është kot se ne e kemi dhe lëvizim ku të duam por nuk ndalojmë dot ku të duam’, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit