Kryeministri Edi Rama ka nisur turin e takimeve me diasporën për të inkurajuar pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku shqiptarët jashtë vendit do të mund të votojnë për herë të parë me zarf.
Rama do të vizitojë këtë fundjavë Kretën dhe Athinën, ndërsa më 13 prill do të jetë në Milano.
Takimet synojnë të nxisin pjesëmarrjen e shqiptarëve në proceset politike të vendit dhe t’u ofrojnë mundësinë të kontribuojnë në zgjedhje.