Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në Vushtrri të Kosovës, ku pronari i një furre ka vrarë punonjësen e tij 42-vjeçaren Nexhmie Mussliu Hradini. Më pas pronari ka qëlluar edhe veten e tij.
Sipas deklaratave të familjarëve të viktimës, shkak është bërë xhelozia pasi kjo kishte nisur që të punonte në një vend tjetër.
Djali i viktimës, Alaudin Haradini ka reaguar në rrjetin e tij social në lidhje me vdekjen e nënës së tij dhe i ka bërë një dedikim prekës.
“InshaAllah n’Xhennet Nana jem”, ka shkruar ai.