Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka zhvilluar një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Me anë të një postimi në Twitter, Von der Leyen ka reguar pas takimit me Vuçiç dhe shprehet se vendi duhet të përmbushë reformat e BE, për të marrë hapa vendimtarë. Ajo nënvizon se e ardhmja e Serbisë është në BE.
“Së bashku me presidentin e KiE, patëm një takim të rëndësishëm me Presidentin Aleksandër Vuçiç. Vendi duhet të përmbushë reformat e BE-së, veçanërisht për të ndërmarrë hapa vendimtarë drejt lirisë së medias, luftës kundër korrupsionit dhe reformës zgjedhore.
E ardhmja e Serbisë është në BE”, shkruan Ursula Von der Leyen.