-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Rama mashtron me premtimin e pasaportës europiane, me 11 maj do të ndëshkohet me votë

Kryesoret

Zv.presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat tha se qeveria që ka zhytur vendin në vafëri i ka detyruar që të largohet gjysma e popullsisë.

Ajo u shpreh se qeveria që nuk mban premtimet për ujë 24 orë, sipas saj nuk mund të edhe tu japë shqiptarëve pasaportën europiane.

Xhixho nënvizoi se zgjedhjet e 11 majit janë një test i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rrugëtimin evropian, pasi garantimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme mbetet kushti numër 1 për avancimin drejt BE.

“Edi Rama mashtron hapur me premtimin e pasaportës europiane, duke ushqyer iluzionin e lëvizjes së lirë të krahut të punës me anëtarësimin në BE. Është e gjitha gënjeshtër! Mashtrimi i tij i ri elektoral do të ndëshkohet me votë më 11 maj, së pari nga mijëra emigrantë që janë larguar për shkak të qeverisjes së tij të dështuar, por edhe nga mijëra të tjerë që vuajnë çdo ditë pasojat e saj.

Shqiptarët e kanë sot të qartë se, me Edi Ramën, kurrë nuk do të ketë Bashkim Evropian për Shqipërinë. Sepse nëse do të prisnim atë ditë me Edi Ramën në pushtet, asnjë shqiptar s’do mbetej më në këtë vend.

Kushti i padiskutueshëm që qeveria duhet të plotësojë në mënyrë emergjente janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Përmes tyre, shqiptarët do të mund të zgjedhin mes stanjacionit 10-vjeçar në ecurinë e negociatave apo një programi qeverisës që garanton më së pari një Shqipëri ku mund të jetohet.”, tha Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit